8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Zyrtare: Trump e nominon Marco Rubio per sekretar Shteti, thotë se ai do të jetë mik i aleatëve të ShBA-së

- Advertisement -

Senatori  Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga Donald Trump, i cili nga janari do të jetë president i SHBA-ve.

Për këtë ka njoftuar faqja e zyrtare e presidentit të zgjedhur Donald Trump.

“Është nderi im i madh që të njoftoj se senatori Marco Rubio nga Florida, është nominuar si Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marco është një udhëheqës shuë i respektuar dhe një zë shhumë i fuqishëm për lirnë. Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tgonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë. Mezi pres të punoj me Marcon për të bërë Amerikën dhe botën përsëri më të sigurt dhe të shkëlqyeshme”, citohet Trump në këtë komunikatë.

Republikani i Floridës, që dikur konsiderohej pretendent për të qenë kandidati i Trumpit për vitin 2024, do ta mbajë këtë pozitë shumë të rëndësishme në SHBA që aktualisht e mban Antony Blinken.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit