Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës së Trepçës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra mitrovicase përmes një postimi në Facebook.
Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. “Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë.
Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016.
Përvojën e gjatë dhe të suksesshme, Joncevski tani e vë në shërbim të skuadrës sonë, të TREPÇËS së madhe”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.