1.9 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Zyrtare: Trajneri i Maqedonisë së Veriut merr drejtimin e Trepçës

- Advertisement -

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës së Trepçës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra mitrovicase përmes një postimi në Facebook.

Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. “Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë.

Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016.

Përvojën e gjatë dhe të suksesshme, Joncevski tani e vë në shërbim të skuadrës sonë, të TREPÇËS së madhe”, thuhet në njoftimin e KB Trepça.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit