Timo Werner është kthyer te skuadra gjermane, Leipzig.
Pas dy vitesh qëndrimi te Chelsea, sulmuesi nuk arriti ta gjente formën ideale, andaj u detyrua që të largohet.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi gjerman, përmes një njoftimi për medie.
Shuma e këtij transferimi është diku rreth 20 milionë euro, rreth trefish më pak se shifra për të cilën e blenë londinezët në vitin 2020.
26-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare e cila do ta mbajë në Gjermani të paktën deri në vitin 2027.