1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Zyrtare: Thierry Henry largohet nga pozita e trajnerit të Francës U21

- Advertisement -

Trajneri Thierry Henry ka njoftuar largimin nga pozita e trajnerit të Francës U21 për arsye personale.

Federata Franceze përmes një komunikate zyrtare të hënën ndërprerjen e bashkëpunimit me Henryn, pavarësisht që ky i fundit kishte kontratë deri më 2025.

“Thierry Henry ka vendosur ta ndërprejë kontratën që i vazhdonte deri në qershorin e 2025, për arsye që janë personale për të”, thuhet ndër të tjera.

Henry ndërkohë e falënderoi Francën që i dha këtë mundësi të jashtëzakonshme.

“Do të doja të falënderoja Federatën Franceze dhe presidentin Philippe Diallo, të cilët më ofruan këtë mundësi të jashtëzakonshme”.

Fitimi i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike për vendin tim do të mbetet një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për federatën, lojtarët, stafin dhe mbështetësit që më lejuan të jetoj një përvojë magjike”, deklaroi ndër të tjera Henry.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit