28.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Zyrtare: Theo Hernandez transferohet te Al Hilal

- Advertisement -

Al Hilal ka finalizuar transferimin e mbrojtësit të majtë francez, Theo Hernández, nga AC Milan për një tarifë prej 25 milionë eurosh.

Klubi arab dhe “Rossonerët” kishin arritur marrëveshjen që disa javë më parë, ndërsa tashmë gjithçka është mbyllur zyrtarisht.

Hernández, i cili ka qenë një nga pikat kyçe të Milanit në vitet e fundit, i bashkohet trajnerit Simone Inzaghi në Arabinë Saudite, duke i dhënë fund aventurës së tij në Serie A.

Francezi pritet të jetë një nga yjet e radhës që i bashkohen projektit ambicioz të Al Hilal, klub që ka investuar fuqishëm për të ndërtuar një skuadër konkurruese në nivelet më të larta.

Theo Hernández, i njohur për shpejtësinë, depërtimet dhe lojën sulmuese nga krahu i majtë, ka fituar zemrat e tifozëve kuqezi që nga transferimi i tij nga Real Madrid në vitin 2019.

Tani, ai nis një kapitull të ri në Lindjen e Mesme, ku do të tentojë të shkëlqejë edhe në kampionatin saudit.

Të ngjashme

Të fundit