Home Lajme Zyrtarë të MPB vizitojnë Aeroportin, interesohen për procedurat e punës në kontrollin e dokumenteve

Zyrtarë të MPB vizitojnë Aeroportin, interesohen për procedurat e punës në kontrollin e dokumenteve

0
Zyrtarë të MPB vizitojnë Aeroportin, interesohen për procedurat e punës në kontrollin e dokumenteve

Me datë 10.01.2024, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është realizuar një vizitë nga z.v. ministri i Punëve të Brendshme z.Blerim GASHANI dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare të PK-së z.Fehmi XHATA me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që për së afërmi të shihet procedura e punës që është duke u kryer nga ana e zyrtarëve policor në kontrollin e dokumenteve si dhe verifikimit të kushteve që janë të parapara të plotësohen, për udhëtim nga shtetasit e RKS-së të cilët janë duke e shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza. Po ashtu, gjatë kësaj vizite të realizuar nga delegacioni i MPB-së dhe atij të DPK-së, është zhvilluar një takim edhe me zyrtarin ndërlidhës ALO nga Ambasada Zvicerane z. Gabriel MACRON, të cilit i janë shprehur falënderimet për bashkëpunim të shkëlqyer me PK-në në aeroport, si dhe është inkurajuar rritja e bashkëpunimit në interes të të dy palëve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në kryerjen e punës me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, me theks të veçantë lëvizjes së shtetasve të RKS-së të cilët shfrytëzojnë lëvizjen e lirë pa viza.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=675548721452056&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version