24.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Zyrtare: Szczesny mbetet pjesë e Barcës edhe për dy vjet të tjera

- Advertisement -

Barcelona ka konfirmuar se portieri Wojciech Szczesny, do të qëndrojë, pavarësisht se kontrata e tij kishte skaduar javën e kaluar.

Me rikthimin e skuadrës në stërvitje këtë javë, trajneri Hansi Flick pa dyshim ka dashur që gardiani 35-vjeçar të jetë prezent që në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri.

Veterani polak u rikthye nga pensionimi më pak se dy muaj pasi e kishte lënë futbollin, pas lëndimit serioz të Marc-Andre Ter Stegen në shtator, që e detyroi Barcelonën të kërkonte një portier me përvojë.

Szczesny kaloi tre muaj në stol, por më pas fitoi vendin e titullarit në janar, duke e përfunduar sezonin me La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

“Blaugranat” njoftuan të hënën për një kontratë të re e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027-të.

Aktualisht, Barca, i ka katër portierë të ekipit të parë në dispozicion për sezonin e ardhshëm, me Flick që ka vlerësuar shumë karakterin dhe ndikimin e Szczesnyt gjatë sezonit të kaluar.

Të ngjashme

Të fundit