Është vendosur që të shtyhet ndeshja Prishtina – Drita.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës, Prishtina – Drita, nuk do të luhet në datën e planifikuar, 25 gusht.
Komisioni i Garave në FFK ka vendosur që ndeshja e planifikuar të luhet të enjten të shtyhet për një tjetër datë.
Arsyeja për shtyrjen e ndeshjes është se në të njëjtën ditë, Ballkani luan kudër Shkupit, në kuadër të kualifikueseve për Conference League.
Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të dhënë nga FC Prishtina.