Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka aprovon kërkesën e SC Gjilani për ta shtyrë ndeshjen ndaj Gjilanit.
“Për shkak të problemeve organizative dhe me mirëkuptimin e FC Prishtina, ndeshja e paraparë të zhvillohet të shtunën më 19 gusht të shtyhet për të hënën më 21 gusht në orën 17:00”, ka shkruar FFK.
Të kujtojmë se Gjilani nuk e ka zhvilluar as ndeshjen e parë kundër Fushë Kosovës, por së fundmi qarkullojnë zëra se klubin shumë shpejt do të ketë pronarë të ri dhe do të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.