7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zyrtare: Shkarkohet Nagip Krasniqi, kryeshefi i KEK-ut i afërt me VV-në e i arrestuar për korrupsion

- Advertisement -

Nagip Krasniqi, i akuzuar për korrupsion është shkarkuar nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut.

Kjo është bërë e ditur nga vet Koorporata Energjetike e Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës.Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a.  ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish  Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit