28.4 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Zyrtare: Savinho kalon te Man City

- Advertisement -

Manchester City ka kompletuar transferimin e sulmuesit brazilian Savinho nga Troyes.

20-vjeçari fitoi vëmendjen e top klubeve duke shkëlqyer te Girona dhe iu ndihmuar të bëjnë historinë, për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Manchester City është i lumtur të njoftojë marrëveshjen për transferimin e sulmuesit brazilian Savinho nga Troyes, me një marrëveshje pesëvjeçare”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e kampionit të Anglisë.

Braziliani ndërkohë deklaroi se mezi po pret të bëjë më të mirën te City, si dhe të punojë nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Jam shumë i lumtur që i bashkohem Manchester Cityt, kampionit të Premierligës dhe fituesit të Kupës të Botës për klube. Të gjithë e dinë se janë klubi më i mirë në botë, prandaj jam i emocionuar që të jem këtu”.

Jam i emocionuar edhe për të punuar nën urdhrat e Pep Guardiolas, një nga trajnerët më të mirë në histori dhe dikush që do të më ndihmojë të përmirësohem edhe më shumë”.

Mezi pres t’i takoj tifozët dhe bashkëlojtarët e rinj dhe shpresoj që të kem rëndësi të madhe në suksesin e Cityt”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Të ngjashme

Të fundit