18.8 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Zyrtare: Saliba vazhdon kontratën me Arsenalin

- Advertisement -

William Saliba e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Arsenalit. Këtë e ka bërë të ditur të martën klubi londinez. Saliba do të jetë pjesë e “Topçinjve” deri në verën e vitit 2030.

Francezi Saliba vlerësohet futbollist kyç për Arsenalin.

“Ndihem si në shtëpi. Kemi një ekip të mirë, kemi një skuadër të mirë, kemi staf të mirë. Mundohem të jap gjithçka, dhe tani do t’i jap edhe më shumë këtij klubi dhe tifozëve. Jam 24-vjeçar tani dhe mendoj se nuk e kam arritur kulmin tim. Kam shumë gjëra për të përmirësuar, shumë gjëra për t’i dhënë kësaj skuadre dhe e di që trajneri dhe stafi do të më ndihmojnë të bëhem mbrojtësi më i mirë, ose një nga më të mirët, në botë dhe të fitoj trofe”, u shpreh Saliba.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, iu gëzua vendimit të Salibas për ta vazhduar kontratën.

“William është i dashur nga të gjithë lojtarët dhe stafi, dhe kjo flet shumë për karakterin, përkushtimin dhe qëndrimin e tij çdo ditë. Që kur u bashkua me ne, William është rritur shumë dhe ka krijuar një lidhje të fortë me mbështetësit tanë dhe të gjithë në klub. Ne e dimë se ka ende shumë për të bërë prej tij dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku për t’u përmirësuar me ambicien e qartë për të fituar trofe të mëdhenj”, u shpreh Arteta.

24-vjeçari Saliba tek Arsenali u transferua në vitin 2019 nga Saint-Etienne për 30 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit