26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Zyrtare: Real Madridi ia vazhdon kontratën yllit Vinicius Jr, klauzola e largimit është marramendëse

- Advertisement -

Gjiganti spanjoll Real Madrid ia ka vazhduar kontratën, yllit të skuadrës Vinicius Junior.

Faqja zyrtare e Real Madridit, e cila ka njoftuar rinovimin e kontratës me Vinicius Jr edhe për tri vite të tjera.

“Real Madrid CF dhe Vini Jr. kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2027”, ka njoftuar Real Madrid.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Real Madridi i ka vendosur brazilianit një klauzolë prej 1 miliard eurosh.

 

Sulmuesi brazilian ka kaluar gjashtë vite në Santiago Bernabeu, por do të vazhdojë edhe për disa vite të mbetet pjesë e Los Blancos.

Ai ka luajtur 235 ndeshje, në të cilat ka shënuar 63 gola dhe ka fituar 9 tituj. 

Të ngjashme

Të fundit