Skuadra e Prishtinës e ka zyrtarizuar edhe një lojtar.
Bëhet fjalë për Korab Luma, i cili erdhi nga luante për skuadrat e Ulpianës dhe Dukagjinit.
Luma ka nënshkruar kontratë trivjeçare me prishtinasit, marrëveshje kjo që do ta mbajë atë në “Fadil Vokrri” deri në vitin 2025.
Ai është 17-vjeçar dhe luan si mesfushor ofanziv. I njëjti më herët luajti edhe për kombëtaren e Kosovës në U-17.