FC Suhareka ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me portierin Betim Halimi.
Halimi ka një karrierë të bujshme si portier, i cili ka luajtur në klube të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Ukrainë, etj.
Betim Halimi gardiani i ri i klubit tonë. Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me portierin BETIM HALIMI i cili është përforcimi ynë i ri. Halimi me shumë përvojë përforcon portën tonë së fundmi pjesë e SC Gjilani e në të kaluarën ka mbrojtur portat e shumë skuadrave si vendore e jasht vendit si ; FC Drita, KF Hajvalia, 🇪🇪JK Trans Narva, 🇺🇦Olimpik Donetsk, FC Prishtina, FK Kukësi”, ka njoftuar FC Suhareka.