11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Zyrtare: Pesë lojtarë të Milanit mungojnë në përballjen me Juventusin

- Advertisement -

Milani ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen që do të luajë sonte në Seria A kundër Juventusit.

Aty u konfirmua se Ruben Loftus-Cheek nuk është i disponueshëm, ndërsa Pierre Kalulu dhe Rade Kruniç janë kthyer.

Ndeshja e Milanit me Juventuesit fillon këtë të diel në orën 20:45, raporton Football-italia.net.

Mesfushori anglez , Loftus-Cheek, i cili nuk do të luajë në këtë ndeshje, pësoi një dëmtim muskulor para pushimit të tetorit.

Marco Sportiello dhe Mattia Caldara janë gjithashtu të lënduar, ndërsa Mike Maignan dhe Theo Hernandez janë pezulluar.

Prandaj, portieri i tretë Antonio Mirante do të fillojë ndeshjen e tij të parë në Serie A në dy vjet.

Lapo Francesco Maria Nava dhe Andrea Bartoccioni, të dy 19 vjeç, janë dy portierët e tjerë të thirrur nga Pioli.

Nga ana tjetër, Kruniç dhe Kalulu janë rikthyer pas rikuperimit të lëndimeve, ndonëse nuk pritet të startojnë kundër Zonjës së Vjetër sonte.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit