Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain ka njoftuar emërimin e Luis Enrique si trajner duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare.
Katër vjet pas tërheqjes së tij si futbollist aktiv, ai mori rolin e trajnerit, fillimisht me ekipin B të FC Barcelona (2008-2011), më pas te AS Roma (2011-2012), eksperienca e tij e parë në një kampionat kryesore.
Ai e drejtoi edhe Celta Vigon (2013-2014), para se të marr drejtimin e Barcelonës në vitin 2014 ku fitoi edhe titujt e tij të parë atje. Gjatë sezonit 2014/2015, ai arriti të fitojë tre trofet kryesorë: Ligës së Kampionëve, La Liga dhe Kupa e Spanjës.
Ai e drejtoi edhe Spanjën nga korriku 2018 deri në qershor 2019, më pas nga nëntori 2019 deri në dhjetor 2022. Me La Roja, ai arriti në gjysmëfinalen e Euro 2020 dhe në finalen e Ligës së Kombeve (2021).