7.2 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Zyrtare: Orges Shehi largohet nga posti i trajnerit të Ballkanit

- Advertisement -

KF Ballkani përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Orges Shehi nuk do të jetë më në krye të skuadrës së tyre.

Siç ka njoftuar klubi nga Suhareka, trajneri Shehi kishte informuar lojtarët dhe klubin se po planifikonte të largohej në janar, por ishin drejtuesit e Ballkanit që vendosën të ndajnë rrugët menjëherë.

Kjo sipas tyre u bë për shkak të nevojës për stabilitet të menjëhershëm brenda ekipit.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Orges Shehi largohet nga posti i trajnerit të FC Ballkani

FC Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi nuk është më në krye të skuadrës sonë.

Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani.

Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit