13.8 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Zyrtare: Nottinghami e shkarkon Ange Postecogloun vetëm pas 39 ditësh

- Advertisement -

Nottingham Foresti ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Ange Postecoglou pas humbjes 3-0 nga Chelsea në “City Ground”.

Australiani u emërua më 9 shtator, por pas vetëm 39 ditësh në krye të skuadrës, është shkarkuar – duke vendosur një rekord si periudha më e shkurtër e drejtimit të një trajneri në historinë e Premierligës.

Postecoglou, ish-trajner i Tottenhamit, nuk arriti të fitojë asnjë nga tetë ndeshjet që drejtoi, duke regjistruar dy barazime dhe gjashtë humbje në të gjitha garat.

Në pesë ndeshjet e Premierligës nën drejtimin e tij, Foresti mori vetëm një pikë, duke u renditur një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, në vendin e 17-të.

Në deklaratën zyrtare të klubit thuhet:

“Nottingham Forest Football Club mund të konfirmojë se pas një serie rezultatesh dhe paraqitjesh zhgënjyese, Ange Postecoglou është liruar nga detyra e trajnerit me efekt të menjëhershëm.
Klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë fazë.”

Ende nuk dihet se kush do ta marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës, ndërsa drejtuesit e Forest pritet të fillojnë menjëherë kërkimin për një trajner të ri.

Të ngjashme

Të fundit