Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për konsultime rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit, më 15 maj.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet.” – ka njoftuar Presidenca.
PDK-ja e konfirmon pjesëmarrjen
Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Presidentën, duke shtuar se shpresojnë që të gjitha partitë të jenë aty.
“Po, Kryetari Memli Krasniqi ka pranuar ftesën për takim nga Presidentja Vjosa Osmani. Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja. Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë.”- thuhet në përgjigjen e PDK-së, për Nacionalen.
QUINT-i te Kurti
Ngërçi i madh në vend ka bërë që ambasadorët e QUINT-it t’i shkojnë deputetit Albin Kurti në Zyrën e Kryeministrit.
Nga ç’kupton Nacionale natyra e takimit kishte të bënte me brengat e diplomatëve ndaj situatës politike në vend.
Tashmë katërmbëdhjetë seanca konstitutive kanë dështuar me Vetëvendosjen e cila s’ka shumicë të thjeshtë parlamentare ose marrëveshje politike për të kaluar përzgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Ambasadorët i kanë ngrerë shqetësimet për vonesat në formimin e institucioneve funksionale”, ka thënë një burim për Nacionalen pas përfndimit të takimit të Kurtit me ambasadorët.
Nesër vazhdon tentimi i pesëmbëdhjetë – pa ndryshuar asgjë – për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, kandidaturë për të cilën ajo nuk i ka votat.
Partitë politike ish-opozitare kanë kërkuar ndërrimin e saj si kandidaturë në një kandidat tjetër më përbashkues.
Tashmë Vetëvendosja ka ndërruar parametrat e lojës – arbitrarisht – duke e kthyer në votim të fshehtë: metodë kjo e cila po ashtu nuk po i kalon.
Vetëm 54 vota po arrijnë të mblidhen për Albulena Haxhiun, nominim ky i cili nuk gëzon mbështetje të deputetëve të zgjedhur.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot veçse e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votmit të fshehtë.
Kryesuesi i seancës konstitutive, thjesht për nga virtyti i moshës, Avni Dehari, ka tejkaluar kompetencat dhe skenarin zyrtar të seancës konstitutive duke mos e hedhur ë votim të hapur pas ndërrimi arbitrat në propozim për votim komisioni për votim të fshehtë.
Albin Kurt në anën tjetër ka betonizuar qëndrimin se Albulena Haxhiu, anipse nuk i ka votat, nuk do të ndërrohet si emër.