29.6 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

- Advertisement -

FC Ballkani ka bërë të ditur sot rikthimin e një emri të njohur dhe të dashur për klubin dhe tifozët: Nderim Nexhipi është emëruar sërish në postin e drejtorit sportiv të skuadrës nga Suhareka.

Përmes një njoftimi zyrtar, kampionët e Kosovës theksojnë se Nexhipi është një nga figurat kyçe që ka kontribuar në fillimin dhe vazhdimin e sukseseve historike të klubit, dhe se kthimi i tij është pjesë e një vizioni të ri për të shkruar kapituj të tjerë suksesi.

“Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku,” thuhet në komunikatën e klubit.

Rikthimi i tij shihet si një sinjal i qartë se Ballkani synon të mbajë vazhdimësinë e suksesit dhe të përforcojë strukturat sportive në prag të sfidave të reja në sezonin e ardhshëm, përfshirë edhe përgatitjet për garat ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit