29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Zyrtare: Modriq prezantohet te Milani

- Advertisement -

Luka Modriq ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026 me mundësi vazhdimi deri më 30 qershor 2027 me skuadrën e Milanit. Ai te skuadra e Milanit do të bartë fanellën me numrin 14.

Mesfushori qendror iu bashkua Milanit si lojtar i lirë. Së fundi luajti për Real Madridin në Kupën e Botës për Klube.

Në fakt, Modriq luajti 13 vjet për klubin mbretëror. Prej se ishte transferuar nga Tottenham Hotspuri në vitin 2012, 39-vjeçari luajti 597 ndeshje dhe fitoi plot 28 trofe për Real Madridin. Këtu përfshihen edhe gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve, garën kryesore të klubeve. Është lojtari më i dekoruar në histori të klubit më të madh spanjoll. Modriqi e ka fituar Topin e Artë në vitin 2018.

Ai u bë lojtari i parë që e ndali dominimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për këtë çmim.

Të ngjashme

Të fundit