Federata Turke e Futbollit e ka bërë të ditur se në ndeshjen mes Galatasarayt dhe Fenerbahces në Superligë do të jetë një gjyqtar i huaj.
Tashmë është konfirmuar se “referi” që do ta gjykojë këtë ndeshje do jetë slloveni, Slavko Vinçiq, transmeton indeksonline. Viniq do të jetë me asistentët e tij: Tomaz Klancnik, Andraz Kovaçiq dhe Kadir Saglam.
Ndeshja mes Galatasarayt dhe Fenerbahces e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Turqisë zhvillohet të hënën, më 24 shkurt nga ora 18:00.