Dries Mertens është lojtari më i ri i Galatasaray.
Lajmin e ka konfirmuar ekipi turk, me anë të një postimi.
Belgu kaloi në Galatasaray si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Napolin.
Anësori ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me opsion për një vit shtesë.
Ndërsa paga i tij thuhet të jetë 4 milionë euro për sezon.