Manchester City ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Erling Haalandit.
Klubi anglez ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje në parim edhe me klubin e Borussia Dortmundit.
Në njoftimin e lëshuar sot nga “Qytetarët”, u bë e ditur se Haaland do t’i bashkohet skuadrës nga 1 korriku i këtij viti.
Manchester City nuk zbuloi detaje të tjera, por besohet se 21-vjeçari do të ketë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.