23.6 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Zyrtare: Lirim Kastrati nënshkruan me Vllazninë

- Advertisement -

KF Vllaznia ka bërë goditjen e radhës në merkaton verore, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të njohur kosovar, Lirim Kastrati.

Ekipi nga Shkodra njoftoi se 26-vjeçari ka firmosur kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Kastrati, i cili ka 17 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, vjen te Vllaznia pas një eksperience të pasur në futbollin europian.

Ai ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Dinamo Zagreb, Legia e Varshavës, Lokomotiva Zagreb, Fehervar dhe Videoton, duke fituar përvojë të vlefshme në nivele të larta.

Të ngjashme

Të fundit