Klubi KF Rahoveci 1931 ka bërë të ditur se trajner i ri i është bërë Liridon Leci.
Në faqen zyrtare të rahovesave thuhet se janë të gëzuar që Leci u është bashkangjitur.
“Jemi të gëzuar të njoftojmë se Liridon Leci është trajneri i ri i ekipit tonë! Me një përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, Liridoni do të sjellë energji të freskët dhe vizion të ri për ekipin. Gëzojmë të presim bashkëpunimin dhe suksese të reja nën drejtimin e tij”.
“Urojmë që ky kapitull i ri të sjellë arritje dhe zhvillim për çdo lojtar dhe për ekipin si një tërësi. Miresevini, Liridon!”, thuhet në njoftimin e KF Rahoveci 1931.