28.1 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Zyrtare: Leny Yoro, lojtar i Man Unitedit

- Advertisement -

Manchester United ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Leny Yoro nga Lille.

“Djajtë e Kuq” paguan mbi 60 milionë euro për shërbimet e yllit francez, i cili ka nënshkruar për pesë vite me opsion për një tjetër.

Manchester United është i lumtur të konfirmojë se Leny Yoro i është bashkuar klubit. Klubi francez ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e 2029, me opsion për një tjetër”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Yoro deri vonë ëndërronte kalimin te Real Madridi, mirëpo në fund vendosi t’i bashkohet skuadrës angleze.

Francezi ndër të tjera deklaroi se është i nderuar që do të luajë për Unitedin.

Të nënshkruaj për një klub me statusin dhe ambiciet e Man Unitedit në këtë karrierë të hershme është nder i pabesueshëm”.

Që nga biseda e parë me klubin treguan një plan të qartë se si mund të rritem në Manchester si pjesë e projektit dhe treguan shumë kujdes për mua dhe familjen”.

E di historinë e lojtarëve të rinj te Man Unitedi dhe ndjej se do të ishte vendi perfekt për të arritur potencialin për të arritur ambiciet, së bashku me bashkëlojtarët. Mezi pres që të filloj”.

Të ngjashme

Të fundit