Gjatë kongresit të FIFA-s në Bangkok të Tajlandës është vendos se ku do të mbahet Kupa e Botës për femra në vitin 2027.
Brazili, mposhti kandidaturën e përbashkët të Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës, si dhe Meksika me SHBA-të dhe Afrikën e Jugut por këto të fundit u tërhoqën.
Botërori për femra, do të mbahet për herë të parë në Amerikën Jugore gjë që nuk ka ndodhur më parë në futbollin e femrave, dhe do të thotë që Kombëtarja e Brazilit kualifikohet direkt në fazën e grupeve si nikoqir.
Brazili, mori 119 vota nga 104 që i nevojiteshin, ndërsa kandidatura e përbashkët e Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës mori vetëm 70.