29.1 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Zyrtare: Kristjan Asllani, lojtari më i ri i Torinos

- Advertisement -

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Reprezentuesi shqiptar u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro.

Asllani pasi kreu vizitat mjekësore të zakonshme dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Torinon që nga e enjtja, u zyrtarizua sot nga klubi për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit. 

 Klubi zikaltër dërgoi me vonesë në Torino dokumentet e nevojshme për të kompletuar regjistrimin e mesfushorit organizator të lindur në vitin 2002, në mënyrë që ai të mos ishte i grumbullueshëm për ndeshjen e mbrëmjes së sotme pikërisht kundër ish-ekipit të tij. 

 Asllani është përforcimi i shtatë i klubit të Torinos dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone. 

Në korrik të 2022, ai u bashkua me Interin, ku në tri vite si pjesë e ‘Nerazzurrëve’, ai bëri 99 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asistime.  

Kabineti i tij personal i trofeve përfshin një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Të ngjashme

Të fundit