Komuniteti turk në Mitrovicë ka vendosur ta përkrahë Arian Tahirin për Kryetar të Mitrovicës. Ky është cilësuar nga Tahiri si një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës.
Arian Tahiri si Kandidat për Kryetar të Mitrovicës dhe Ergin Kani si Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot e kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 9 nëntorit.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë do ta mbështes Arian Tahirin për Kryetar të Mitrovicës.
Për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë ka njoftuar edhe vetë Tahiri në llogarinë e tij në rrjete sociale.
“Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës.
Koalicioni katërvjeçar do të jetë një angazhim i përbashkët për të siguruar që çdo qytetar i Mitrovicës të ketë mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë në qytetin tonë.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për besimin dhe mbështetjen! Mitrovica është shtëpia jonë e përbashkët! ”, ka shkruar Tahiri.






