Braziliani me nënshtetësi italiane, Jorginho edhe zyrtarisht është futbollist i Arsenalit.
“Topçinjtë” e kanë prezantuar mesfushorin nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.
31-vjeçari ka nënshkruar kontratë e cila e mban në “Emirates Stadium” deri në verën e vitit 2024.
Jorginho i është bashkuar londinezëve nga rivali lokal Chelsea për 15 milionë euro.
Jorginho para Chelseas ishte pjesë e Napolit, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Hellas Verona.