Cancelo kthehet në Katalonjë.
Sot, faqja zyrtare e Barcelonës në rrjetin social X njoftoi se mbrojtësi i djathtë 31-vjeçar portugez, João Cancelo, është bashkuar zyrtarisht me Blaugranët në formë huazimi.
Raportohet se marrëveshja e huazimit është e vlefshme deri në fund të sezonit aktual, dhe sipas burimeve mediatike, Barcelona do t’i paguajë klubit saudit Al Hilal 4 milionë euro për huazimin, por nuk ka informacion në lidhje me një opsion blerjeje, transmeton Klankosova.tv
Kujtojmë që Cancelo ka luajtur tashmë për Barcelonën në formë huazimi gjatë sezonit 2023/24, duke bërë 42 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 5 asiste.
Vlera e transferimit të João Cancelo vlerësohet nga Transfermarkt në 10 milionë euro.






