15.7 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Zyrtare: Ismet Munishi jep dorëheqje nga Dukagjini, e zbulon arsyen

- Advertisement -

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te Dukagjini.

Këtë e ka bërë me dije në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se ky vendim vjen pas “arsyeve personale”.

Në postimin e tij, ai ka falënderuar qytetin e Klinës, presidentin e klubit dhe stafin e tij të trajnerëve.

Postimi i plotë:

“Falemderi Klinë !

Rrugtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron ketu,per arsye personale jap dorheqje nga posti i trajnerit .

Falemderoj qytetarët e Klinës , Presidentin Fabian Veseli , Drejtorin Korab Desku !

Falemderoj stafin e trajnerve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina !

Falemderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre 💚!

Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim !”, shkruan Munishi.

Ismet Munishi e lë Dukagjinin në pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë, nëntë më pak se Prishtina në vendin e parë.

Sezonin e kaluar, Dukagjini i Ismet Munishit kishte përfunduar i shtati në tabelë me 48 pikë, duke i ikur pozitës së barazhit.

Ismet Munishi e kishte marrë drejtimin e Dukagjinit në qershor të vitit 2024.

Të ngjashme

Të fundit