Futbollisti më i mirë togolez, AdebayorFutbollisti më i mirë togolez, Adebayor.
Emmanuel Adebayor ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet nga bota e futbollit. Sulmuesi togolez lajmëroi së fundmi përmes një postimi në Instagram.
“Karriera ime si futbollist ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. I falënderoj gjithë tifozët që kanë qenë përgjatë këtij rrugëtimi. Jam mirënjohës për gjithçka dhe i emocionuar për atë që do të vijë”.
I lindur në vitin 1984, Adebayor është lojtari më i madh Togolez i të gjitha kohërave. Në karrierë futbollisti ka shënuar 207 gola në 593 prezenca, nga të cilët 97 gola në 242 prezenca në Premier League.
Është gjithashtu edhe kryegolashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Togos me 26 gola në 65 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij. Mes të tjerave Adebayor është nderuar 5 herë si lojtari më i mirë i vitit në vendin e tij, ndërsa në 2008 fitoi çmimin si futbollisti më i mirë afrikan i vitit.