Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin nga Ukraina, Kolos Kovalivka për transferimin e Ilir Krasniqit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Krasniqi me Llapin ka zhvilluar gjithsej 121 ndeshje duke realizuar katër gola e katër asistime.
Ai ishte pjesë e Llapit për më shumë se tri vite e gjysmë teksa tani karrierën do të vazhdoj në Ukrainë.
Kujtojmë se Krasniqi e përfaqëson edhe kombëtaren e Kosovës.
Mbrojtësi me llapjanët ka fituar Kupën e Kosovës dy herë.