Mbrojtësi Ilir Krasniqi e ka kompletuar transferimin te klubi ukrainas Kolos Kovalivka nga Llapi.
24-vjeçari i është bashkuar ukrainasve në një marrëveshje për 300 mijë euro, sipas asaj që raporton faqja “Transfermarkt”.
Krasniqi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për një tjetër, ndërsa do ta mbajë numrin 16 në fanellë, kështu se paku është regjistruar në faqen zyrtare të skuadrës nga Ukraina.
“Jemi të lumtur që Iliri do të jetë pjesë e ekipit tonë. Eksperienca dhe paraqitja në disa pozita, do të jetë e rëndësishme për suksesin tonë”.
Ndërkohë, drejtori sportiv Lysytskyi Vitalii tha se Krasniqi do të shtojë stabilitetin në mbrojtje.
“Ilir është lojtar që mund të na sjell stabilitet në mbrojtje dhe mund të na ndihmojë të arrijmë sa më lartë”.
Krasniqi përndryshe aktualisht ndodhet me ekipin e Kosovës, ndërsa te klubi i ri do të luajë pasi të përfundojnë ndeshjet ndërkombëtare.
Llapi ka fituar rreth 300 mijë euro, derisa ka vendosur edhe kartonin prej 20 për qind. Që tre vite, Krasniqi ka zhvilluar 121 paraqitje për klubin e Batatinës duke regjistruar katër gola e katër asistime.