Viktor Gyokeres nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Mikel Arteta në ndeshjen e sotme kundër Slavia Pragës.
Liderët e Premier Ligës luajnë sot kundër klubit çek në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi pësoi një lëndim në fundjavë gjatë takimit me Burnleyn në ligën angleze.
Arteta pak a shumë e kishte paralajmëruar se suedezi mund të mos luajë në mesjavë.






