Bayer Leverkusen ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka nga Arsenali.
Gjiganti me anë të një komunikate zyrtare prezantoi shqiptarin, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028, në një marrëveshje që kushtoi 25 milionë euro.
“Bayer Leverkusen ka nënshkruar me zviceranin Granit Xhaka. Mesfushori vjen nga klubi anglez Arsenali. Ai ka qenë lider që nga viti 2016. Edicionin e kaluar në Premierligë, Xhaka kishte rol kyç te Topçinjtë që kaluan një edicion të mrekullueshëm”.
“Xhaka ka nënshkruar kontratë te Leverkuseni deri më 30 qershor 2028”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Granit Xhaka deklaroi se klubi i Leverkusenit është skuadër tejet ambicioze.
“E njoh ligën nga brenda dhe e shikova edhe kur isha në Londër. Bayer 04 është një klub me histori impresionuese dhe shënjestra ambicioze”.
“Mbi të gjitha, e shoh si klub me të ardhme të mirë. Diskutimet me menaxhmentin kanë qenë tejet motivuese. Të gjithë kanë ambicie dhe dëshirojnë të arrijnë diçka. Jam duke shikuar përpara për vitet në vijim”.
Kësisoj, Granit Xhaka largohet nga Arsenali pas plotë 297 paraqitje, ku shënoi 23 gola dhe dhuroi 29 asistime në përgjithësi, ku fitoi dy herë trofeun e FA Cup.