31.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Zyrtare: Gani Sejdiu merr drejtimin e Trepçës ‘89

- Advertisement -

Trajneri i njohur kosovar Gani Sejdiu është emëruar në krye të KF Trepça ’89

Klubi mitrovicas përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen me ish-trajnerin e disa skuadrave elitare të vendit tonë.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Gani Sejdiut si kryetrajner i ekipit tonë të parë. Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në bankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz. Besimi ynë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij është i plotë — dhe jemi të bindur se me të në krye, Trepça’89 do të ecë drejt objektivave madhore”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89.

Të ngjashme

Të fundit