8.3 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Zyrtare: Fushata zgjedhore nis më 17 dhjetor

- Advertisement -

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të nis më 17 dhjetor.

Ky vendim është marrë të premten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka bërë me dije se fushata zgjedhore do të nis më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 28 dhjetor.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se partitë politike deri më 30 nëntor kanë kohë që ta njoftojnë KQZ-në nëse garojnë me koalicione.

Më tutje, Elshani ka treguar se partitë politike kanë kohë që deri më 7 dhjetor duhet ta dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

“Partitë politike të regjistruara deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit deri më 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më 30 nëntor. Ky proces është ndryshe nga proceset tjera, pra është i ndarë në dy faza. Bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike ashtu siç e parasheh ligji. Pra janë dy afate të ndryshme. Dhe çështja e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara realizohet prej datës 24 nëntor deri më datën 7 dhjetor. Pra, 7 dhjetori është data e fundit kur subjektet politike duhet ta dorëzojnë listën e kandidatëve në KQZ. Tërheqja e shortit bëhet më 8 dhjetor.  KQZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore me datën 26 nëntor. Periudha e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit fillon prej datës 26 nëntor deri me datën 6 dhjetor.  Periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon me datën 26 nëntor dhe përfundon me datën 6 dhjetor. Periudha e votimit përmes postës fillon më 12 dhjetor dhe përfundon më 27 dhjetor. Dhe fushata zgjedhore e cila është e rëndësishme edhe për subjektet politike, vëzhguesit dhe mediet, fillon më 17 dhjetor dhe përfundon më 28 dhjetor. Pra është 12 ditë fushatë për subjektet politike. Ndërsa afati për aplikim të vëzhguesve fillon më 8 dhjetor dhe  përfundon më 20 dhjetor”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme

Të fundit