Përfaqësuesja e Kosovës është bërë me trajner të ri.
Trajneri gjerman Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të shtabit teknik të Dardanëve.
Në një konferencë për shtyp nga Federata e Futbollit të Kosovës, Foda është prezantuar para mediave si përzgjedhësi i ri i Dardanëve.
57-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi për rreth pesë vite ka drejtuar Kombëtaren A të Austrisë, ku ka drejtuar në 48 ndeshje dhe ka një mesatare prej 1,81 pikëve.
https://fb.watch/qgt1iPdqOg/?mibextid=Nif5oz