19.1 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Zyrtare: FC Ballkani kundër kampionit të Andorrës në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

FC Ballkani do të përballet me skuadrën nga Andorra UE Santa Coloma, në kuadër të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

“Xhebrailat” kanë pasur fat në short, ku ndër kundërshtarët e mundshëm ishin edhe tre ekipe shqiptare.

Sidoqoftë, pas tërheqjes së shortit rezultoi që Ballkani do të përballet me Santa Coloma, kampionin në fuqi të Andorrës.

Padyshim, në “letër” klubi kosovar është favorit i padiskutueshëm dhe ndoshta këtë vit mund t’i japin fund “fatit të keq” dhe të avancojnë në raundin e dytë kualifikues, e pse jo edhe më lartë në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë, ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 9/10 korrik ndërsa ato kthyese më 16/17. Përndryshe, “Zahir Pajaziti” pritet të jetë stadiumi mikpritës për ndeshjet që do të zhvillohen në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit