Etrit Berisha do t’i kthehet futbollit pas disa muajve pushim, pasi ka nënshkruar me klubin nga Superliga e Suedisë, BK Hacken.
Është vet klubi suedez që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit me Berishën.
“Portieri i merituar Etrit Berisha forcon BK Hccken. Etrit Berisha ka një CV të fortë që përfshin 163 ndeshje të Serie A, 90 ndeshje në Allsvenskan dhe 81 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë”.
“Tani ai është gati për BK Hacken me një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim e klubit suedez.
Me nënshkrimin u ndje i lumtur edhe 36-vjeçari prishtinas, i cili edhe në të kaluarën ka luajtur në kampionatin elitar suedez.
“Ndihem mirë të kthehem te Allsvenskan dhe te një klub si BK Hacken që ka potencial të mirë dhe shumë lojtarë të mirë”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/