27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Zyrtare: Ermal Krasniqi huazohet te Legia e Varshavës

- Advertisement -

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, është zyrtarisht lojtari më i ri i Legia Varshavës. 26-vjeçari është huazuar nga Sparta e Pragës për sezonin 2025/26, me opsion blerjeje nga klubi polak.

Krasniqi, i cili luan si sulmues krahu apo në qendër të repartit ofensiv, ka përvojë të pasur në futbollin evropian. Me fanellën e Spartës ai zhvilloi 45 ndeshje, përfshirë edhe 7 duele në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku u përball me gjigantë si Interi i Milanos dhe Manchester City.

Sukseset e tij më të mëdha i arriti me Ballkanin, duke fituar dy herë titullin kampion të Kosovës (2022, 2023), përpara se të transferohej te CFR Cluj në Rumani, ku fitoi titullin e nënkampionit dhe luajti në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës.

Në arenën ndërkombëtare, Krasniqi ka grumbulluar deri tani 8 paraqitje dhe 2 gola me përfaqësuesen e Kosovës, duke debutuar në nëntor 2022 kundër Ishujve Faroe. Ai ishte pjesë e grumbullimit të fundit në qershor, duke luajtur ndaj Armenisë.

Pas prezantimit, lojtari shprehu entuziazmin për aventurën e re:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në klubin më të madh të Polonisë. Do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën dhe shpresoj të kthejmë titullin te Legia. Pozicioni im natyral është krahu i majtë, por mund të luaj edhe në të djathtën apo si sulmues qendror”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit