Mesfushori Ergyn Ahmeti ka kaluar te Llapi. Llapi të hënën ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dyvjeçare me mesfushorin, Ahmeti.
27-vjeçari te Llapi kaloi pas eksperiencës dyvjeçare me Dukagjinin, derisa me parë ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës dhe Dritës.
Ai me Prishtinën ka fituar Kupën e Kosovës dhe është paraqitur në garat evropiane me Prishtinën, poashtu edhe me Dritën.
Ahmeti në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Ahmeti ka firmosur kontratën e vlefshme deri në vitin 2024. Te Llapi ardhjen e mesfushorit mitrovicas e shohin si ndihmesë të madhe për edicionin e ri.