Unai Emery është prezantuar si trajneri i ri i skuadrës së Aston Villas.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Trajneri spanjoll tashmë është fotografuar në zyrat e klubit anglez me fanellën e ish-kampionëve anglezë.
Emery në këtë post do ta zëvendësojë të shkarkuarin Steven Gerrard.