8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zyrtare: Dukagjinit i largohet trajneri, jetën do ta vazhdojë në Gjermani

- Advertisement -

Trajneri i portierëve, Burim Bojaj është larguar nga Dukagjini për ta vazhduar jetën në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit klinas në rrjetet sociale.

Bojaj është përshëndetur sot me ekipin dhe stafin e trajnerëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

BULI, MIRËUPAFSHIM!

Sot trajneri i portierëve, Burim Bojaj për arsyje personale, pasi jetën e tij do e vazhdoj ne shtetin e Gjermanisë, është përshëndetur me klubin e fëmijërisë ku ishtë aktivizuar qe nga grupmoshat e reja, ne vitin 2008-të. Buli është rritur ne klubin e Dukagjinit, dhe ka përjetuar pothuajse çdo gjë me klubin tonë gjatë këtyre vitëve. Buli fillimisht është aktivizuar si portier për disa vitë ne ekipën e senioreve, ndërkaq tash e dy vitë atij i është besuar edhe posti i trajnerit të portierëve ne moshë shumë te re, nga udhëheqësit e klubit e mbi të gjitha kryetrajnerit, z.Armend Dallku, duke ja shpaguar ne maksimum besimin e dhënë.

Buli te falënderojmë për gjitha këto vite, dhe te urojmë fillimisht shëndet, dhe shumë suksese ne sfidat e reja jetësore. Stadiumi “18 Qershori” ishtë sikur një shtëpi e dytë për ty, andaj je i mirëseardhur gjithmonë.

Deri në takimin e rradhës, mirëupafshim BULI.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit