18.9 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Zyrtare: Drin Bajraktari transferohet te Prishtina

- Advertisement -

Klubi i futbollit Prishtina ka zyrtarizuar sot përforcimin më të ri në repartin defensiv, duke prezantuar mbrojtësin e talentuar Drin Bajraktari.

20-vjeçari, i cili shihet si një prej lojtarëve më premtues të brezit të ri, vjen te Prishtina pas paraqitjeve pozitive me ekipet Ramiz Sadiku, Ferizaj dhe Dinamo Ferizaj.

Bajraktari ka përfaqësuar gjithashtu Kosovën në nivele të ndryshme të grupmoshave, duke veshur fanellën e “Dardanëve” në U17, U19 dhe së fundmi në U20, çka dëshmon për potencialin dhe zhvillimin e tij të vazhdueshëm.

Prishtina, që synon të forcojë skuadrën për sezonin e ri, e sheh Bajraktarin si një investim të rëndësishëm për të ardhmen, por edhe një ndihmë të menjëhershme për mbrojtjen.

Të ngjashme

Të fundit